Michael Masi nën hetim

Formula 1

Michael Masi nën hetim

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 14:17
Michael Masi nën hetim

Kur kanë kaluar dy muaj nga gara e fundit e Abu Dhabi dhe kur FIA është ende duke hetuar atë që ndodhi në pistën e Yas Marina, në qarkullim ka dalë një tjetër komunikim audio mes drejtuesve të Red Bull dhe komisarit të garave Michael Masi. Në atë komunikim dëgjohet kërkesa që Jonathan Wheatley i bën Massi:

“Makinat e dubluara të lejohen të kalojnë dhe nuk është e domosdoshme që të shkojnë në fund që të rinisë gara. Kemi një titull për të vendosur”.

Menjëherë vjen replika e Masi: “E kuptova, gjithçka e qartë”, batutë që e thotë dy herë. Dhe në fakt ashtu ndodhi, makinat e dubluara u lejuan të kalojnë dhe gara rinisi pa pritur që ato të shkojnë në vendet e fundit. Më pas erdhi parakalimi i Max Verstappen (Red Bull) ndaj Lewis Hamilton (Mercedes) në xhiron e fundit, duke fituar garën dhe titullin kampion për pilotë në Formula 1.

FIA (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit) që është duke kryer një hetim për atë që ndodhi në garën e fundit, u shpreh se është në dijeni të këtij komunikimi. “Jemi në dijeni të këtij shkëmbimi mesazhesh mes Masi dhe Red Bull dhe gjithçka është pjesë e hetimit që po kryejmë”, thanë zëdhënësit e FIA-s për BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat