Në pistën australiane do të garohet pas dy vitesh pushim

Formula 1

Në pistën australiane do të garohet pas dy vitesh pushim

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 14:03
Në pistën australiane do të garohet pas dy vitesh pushim

Biletat për garat e Çmimit të Madh të Australisë dhe Kanadasë në Formula 1 janë shitur që tani edhe pse sezoni do të nisë në mars dhe në këto dy pista do të garohet muajt në vijim.

Lajmin e konfirmojnë organizatorët e ketyre dy garave, që bëjnë me dije se tashmë për këto gara biletat janë shitur 100% .

“Në Melburn do të garohet në një pistë të rimodeluar dhe modifikuar, është bërë edhe një tribunë re, për të shtuar tifozët dhe janë shitur 100% biletat”, thanë organizatorët.

Në pistën australiane do të garohet pas dy vitesh pushim, ndaj dhe interesimi këtë vit është i madh. E njëjta situatë edhe për garën e Kanadasë, ku nuk garohet prej dy vitesh dhe biletat janë shitur që tani.

Ndërkohë që, Singapori ka rinovuar kontratën me Formula 1 deri në vitin 2028, Spanja në vitin 2026 dhe Bahrein në vitin 2036. Këtë sezon do të zhvillohen 23 gara, një rekord, teksa rikthehen në kalendar disa pista ku nuk është garuar prej Covid-19 dhe debuton pista qytetase e Majemit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat