Hamilton: W13 kryevepër, emocionuese ta shohësh

Formula 1

Hamilton: W13 kryevepër, emocionuese ta shohësh

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 15:36
Hamilton: W13 kryevepër, emocionuese ta shohësh

Mercedes ka prezantuar makinën e sezonit të ri në Formula 1. Kampionët në fuqi e botës, kanë zbuluar makinën me të cilën do të garojnë Lewis Hamilton dhe George Russell.

W13 është ndërtuar sipas rregullave të reja teknike gjithëpërfshirëse. Skuderia gjermane fitoi titullin për konstruktorë për herë të tetë radhazi, ndërsa Hamilton u rrëzua nga froni në garën e fundit nga Max Verstappen i Red Bull.

Gjithsesi, piloti britanik do të tentojë titullin e tetë botëror si askush më parë, teksa 24-vjeçari Russell, i cili ka bërë shumë mirë me Williams në tre sezonet e fundit, do të zëvendësojë finlandezin Valtteri Bottas.

“Kjo makinë thjesht të rikthen ndjesinë e të qenurit fëmijë. Është gjithmonë emocionuese ta shikosh këtë epokë të re të makinave, ne nuk kemi parë kurrë një ndryshim kaq drastik, apo jo?”, deklaroi Hamilton gjatë prezantimit.

“Pra, është një ndryshim kaq i madh në kaq shumë mënyra, saqë thjesht ka qenë shumë interesante të shohësh dizajnerët dhe të gjithë të bashkuar për të gjetur mënyrat më të mira për të krijuar këtë kryevepër“.

W13 do të dalë në pistë për herë të parë të premten, kur Mercedes të përfundojë të parën nga dy ditët e lejuara të xhirimeve në Silverstone, me Hamilton dhe Russell që nuk mund të garojnë me më shumë se 100 km/h.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat