Hamilton provokon rivalët

Formula 1

Hamilton provokon rivalët

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 13:24
Hamilton provokon rivalët

Nesër do të nisin në pistën e Barcelonës testet e para dimërore në Formula 1.

Vëmendja është përqendruar te piloti britanik i Mercedes, Lewis Hamilton. Pasi humbi titullin kampion në xhiron e fundit të sezonit të kaluar, ai synon të hakmerret këtë vit, për të korrur titullin e tetë në karrierë.

“Gaboheni nëse mendoni se në këto vite keni parë në pistë versionin më të mirë të Lewis Hamilton. Prisni dhe do të më shihni këtë sezon”, ka qenë deklarata e pilotit britanik, që provokon rivalët e tij.

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka nisur një hetim për atë që ndodhi në garën e fundit në Abu Dhabi. Vendimi i vetëm i marrë deri më tani është largimi i Michael Masi nga detyra e komisarit të garave.

“Unë pres që të shoh atë raport të FIA-s pas hetimit që do të bëjnë dhe shpresoj të jetë i drejtë. Shpresoj që ta lexojnë të gjithë, për ta kuptuar sa më mirë atë që ndodh dhe përse u morën aty vendime”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat