Rinovon me Ducatin

Formula 1

Rinovon me Ducatin

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 13:26
Rinovon me Ducatin

Piloti italian Francesco Bagnaia, nënkampion bote në MotoGP, ka rinovuar kontratën me Ducati deri në vitin 2024. Sinjal ky që bashkëpunimi do të vazhdojë, me objektiv fitimin e titullit kampion.

Bagnaia konsiderohet si sfidanti kryesor i kampionit të botës Fabio Quartararo (Yamaha), ndërkohë që Ducati ishte protagonist në fundsezonin e kaluar.

“Ka qenë ëndrra ime të jem pilot i Ducati në MotoGP. Këtu kam gjetur një ambient të qetë dhe kemi punuar mirë gjatë vitit të kaluar. Jemi në sintoni dhe shpresoj që së bashku të bëjmë gjëra të mëdha.

Tani jam përqendruar për të bërë një kampionat të mirë dhe të duelojmë për titullin kampion”, tha Bagnaia.

“Vjet humbëm titullin kampion për disa detaje, shpresoj që këtë vit të mos përsëritim të njëjtat gabime. Kemi potencial për të qenë sërish protagonistë, për t’u shpallur kampionë në të dy kategoritë.

Do të isha krenar të riktheja titullin për pilotë në Itali pas Valentino Rossi”, u shpreh Francesco Bagnaia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat