Rossi entuziast

Formula 1

Rossi entuziast

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 11:38
Rossi entuziast

Pas më shumë se 20 vitesh, në garat e motoçiklizmit nuk do të jetë më në pistë piloti italian Valentino Rossi, ikona e këtij sporti. 9 herë kampioni i botës në garat e motoçiklizmit u tërhoq nga sporti, por emri i tij do të vijojë të jetë në pistë.

Në MotoGP do të debutojë këtë sezon skuadra e tij VR46 Ducati Desmosedici, në të cilën do të garojnë pilotët Luca Marini dhe Marco Bezzecchi. “Për mua është një ëndërr që bëhet realitet, të konkurroj në MotoGP me skuadrën time”, tha Rossi.

“Për mua dhe skuadrën time ky është një sezon i rëndësishëm.

Jemi gati për sezonin e ri dhe kemi shumë për të mësuar. Do të ndjekim edhe pilotë të tjerë për t’i afruar në të ardhmen në skuadrën tonë”, u shpreh Valentino Rossi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat