Skuadra e Formula 1 largon pilotin rus

Formula 1

Skuadra e Formula 1 largon pilotin rus

Më: 4 mars 2022 Në ora: 12:59
Skuadra e Formula 1 largon pilotin rus

Piloti rus i Formula 1, Nikita Mazepin, nuk do të garojë për skuadrën e “Haas” në sezonin e ri që pritet të fillojë, pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë.

Edhe pse FIA i dha pilotit dritën jeshile për të garuar, por të mos përfaqësohej me flamurin rus, duket se ekipi amerikan nuk ka mundur dot ta pranojë atë.

Për ta zëvendësuar Mazepinin, skuadra po mendon për emrin e Pietro Fitipaldi, Braziliani që qëndron si pilot rezervë te “Haas”.

Ai është nipi i 2-herë kampionit të botës në Formula 1, Emerson Fitipaldi dhe do të bëhet shok skuadre me Mik Shumaker, djali i të madhit Majkëll Shumaker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat