Verstappen thumbon Hamiltonin

Formula 1

Verstappen thumbon Hamiltonin

Më: 4 mars 2022 Në ora: 13:37
Verstappen thumbon Hamiltonin

Max Verstappen, i shpallur kampion bote vitin e kaluar në Formula 1, në xhiron e fundit të garës së fundit në Abu Dhabi, ka kujtuar momentin që ka parakaluar rivalin e tij Lewis Hamilton në pistë.

“Fakti është që ai nuk e priste që unë ta parakaloja në atë kthesë”, shprehet piloti holandez i Red Bull.

“Lewis më la pak hapësirë, pasi priste që parakalimi të vinte më vonë, por unë hyra menjëherë.

Makina jonë ishte ndryshe nga ajo Mercedes atë fundjavë, ndaj merrnim shpejtësi maksimale shpejt. Mund të mbrohesha, pasi Hamilton nuk mund të përdorte sistemin DRS dhe ia dola mbanë”, tha Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat