Wolff: Edhe gara e parë do të jetë test

Formula 1

Wolff: Edhe gara e parë do të jetë test

Më: 16 mars 2022 Në ora: 12:36
Wolff: Edhe gara e parë do të jetë test

Paraqitjet e Mercedes në testet dimërore nuk kanë kënaqur shumë pilotët dhe drejtuesit e makinës gjermane. Tot Wolff, drejtori sportiv i Mercedes shprehet se gara e parë sezonale që do të zhvillohet këtë të diel në Bahrein mund të sjellë surpriza dhe ndoshta ndonjë problem për këtë skuadër.

“Nis një sezon i ri dhe mbi të gjitha në pistë do të zbresin makina të reja, duke aplikuar ndryshimet në rregullore.

Kemi bërë mjaft teste, por kur ka një ndryshim të tillë të madh gjithnjë mund të ketë surpriza. Të shohim se si do të paraqitet makina në garën e parë në Bahrein, jemi kureshtarë”, tha Wolff.

“Në këtë garë nuk do të shohim shumë aspektin ëe rezultatit, pasi ai mund të kushtëzohet nga shumë faktorë. Ndaj, kjo garë do të jetë një test i mirë për ne për të parë si njëvendëshen tonë ashtu dhe rezultatet e rivalëve.

Botërori ynë do të nisë pas 7 ditësh, në garën e dytë sezonale”, u shpreh Toto Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat