Ferrari triumfon me Charles Leclerc

Formula 1

Ferrari triumfon me Charles Leclerc

Më: 20 mars 2022 Në ora: 18:26
Ferrari triumfon me Charles Leclerc

Charles Leclerc me Ferrari fitoi sot pasdite garën e Çmimit të Madh të Bahrein në Formula 1, gara e parë sezonale zhvilluar në pistën e Sakhir (garë me drita).

Piloti monegask i Ferrarit e nisi garën nga “pole position” që pat fituar të shtunën dhe e kryesoi atë gjatë gjithë 57 xhirorev, duke e merituar plotësisht fitoren.

Ferrari rikthehet te fitorja pas gati dy vitesh, duke qenë makina më e shpejtë dhe mposhtur rivalët e saj. I dyti u rendit spanjolli Carlos Sainz me Ferrari, që përfitoi nga problemet që pati makina Red Bull e Max Verstappen, katër xhiro nga fundi, duke u tërhequr nga gara. Pra, Ferrari rikthehet protagoniste, duke i ngjitur të dy pilotët e saj në podium në dy vendet e para.

I treti u klasifikua piloti britanik Lewis Hamilton me Mercedes, i cili përfitoi nga problemet që pati makina Red Bull me të dy pilotët e saj. Max Verstappen u tërhoq 4 xhiro nga fundi, ndërsa Sergio Perez bëri një gabim në xhiron e fundit, duke fikur makinën në mesin e pistës. Për pasojë, Red Bull nuk mori asnjë pikë nga kjo garë e parë.

Gara u bë mjaft interesante në xhirot e fundit, kur në pistë hyri makina e sigurisë. Ky moment solli problemet e Red Bull, nga të cilat përfitoi Mercedes, me Lewis Hamilton e Geurge Russell, që siguruan vendet 3-4. Makina kampione nuk arriti të duelojë për asnjë moment për fitore, por mori maksimumin pas gabimeve të rivalëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat