Marquez me probleme

Formula 1

Marquez me probleme

Më: 24 mars 2022 Në ora: 11:51
Marquez me probleme

Pas problemeve që piloti spanjoll Marc Marquez ka shfaqur së fundi, 8 herë kampion bote në garat e motoçiklizmit, motori Honda po mendon për një zëvendësues. Marquez ka një kontratë deri në vitin 2024 me motorin spanjoll.

Gjithsesi, mungesat e shpeshta si pasojë e problemeve fizike (4 operacione në dy vitet e fundit), rrëzimeve në pistë dhe së fundi me shikimin, mund të sjellin në një divorc të parakohshëm. Mediat spanjolle konfirmojnë se Honda po teston tregun e pilotëve për vitin e ardhshëm.

Kandidati kryesor është kampioni i botës në fuqi në MotoGP, francezi Fabio Quartararo. Kontrata e tij me Yamaha skadon në fund të këtij viti. Kandidat tjetër është spanjolli Joan Mir (Suzuki), kampion në vitin 2020 në MotoGP.

Këta janë dy pilotë që kanë vite në MotoGP dhe kanë përvojë, ndërkohë që kandidatë janë edhe dy pilotë të rinj: Italiani Enea Bastianini (Ducati Gresini) dhe spanjolli Jorge Martin (Ducati Pramac).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat