Leclerc lë pas Verstappenin

Formula 1

Leclerc lë pas Verstappenin

Më: 26 mars 2022 Në ora: 18:52
Leclerc lë pas Verstappenin

Charles Leclerc shënoi kohën më të shpejtë në seancën e fundit të provave zyrtare të Çmimit të Madh të Arabisë Saudite.

Max Verstappen doli i dytë, duke u ndjekur më pas nga nga piloti tjetër i Red Bull, Sergio Perez, ndërsa piloti tjetër i Ferrarit, Carlos Sainz u rendit i katërti. Mercedes, nga ana tjetër nuk doli mirë, pasi Hamilton u rendit i 11-ti, ndërsa Russell i 14-ti.

Performanca e pilotëve të Ferrarit tashmë nuk surprizon më askënd, pasi Leclerc po tregon se do të jetë “kërcënim” serioz për Verstappen në këtë kampionat.

Ngritja e Ferrarit, nga ana tjetër mungesa e Mercedes në krye të renditjes, janë duke ndryshuar Formula 1, me një konkurrencë në rritje mes dy pilotëve të rinj Max Verstappen dhe Charles Leclerc, që shihen edhe si e ardhmja e këtij sporti në vitet e ardhshme.

Fernando Alonso me Alpine-n nuk ia ka dalë të marrë një rezultat shumë të kënaqshëm dhe është renditur në vend të nëntë. Ndërsa djali i legjendës së F1, Michael Schumacher, Mick Schumacheri, i cili garon për Haas-in, e mbylli këtë garë në vend të 12-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat