Sfida e radhës në Melbourne

Formula 1

Sfida e radhës në Melbourne

Më: 8 prill 2022 Në ora: 15:21
Sfida e radhës në Melbourne

Pas triumfit të fundit në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite, Max Verstappen do të kërkoj vazhdimësinë, këtë herë në Australi, në pistën e Melbourne.

Në provat e lira, holandezi e ka parë sërish veten pas Ferrarit të Charles Leclerc, teksa 24-vjeçari thekson se dueli edhe këtë fundjavë do të jetë me Ferrarin, me italianët që sipas tij janë më të shpejtë.

“Kur po provoja xhirot e shpejta, kisha disa makina më të ngadalta para dhe mungoi pak stabiliteti. Por, me disa ndryshime, makina ishte në rregull, jemi afër Ferrarit edhe pse ato janë ende pak më të shpejtë.

Kemi pasur përmirësime të cilat ishin të domosdoshme për të na lejuar të konkurrojmë, jemi në drejtimin e duhur. Edhe në këtë pistë presim betejën me Ferrarin, janë të fortë, por nuk mbetemi pas.

Pista e re nuk është aspak keq, kjo sjell entuziazëm. Shpresoj që makina të nxjerrë më të mirën, ashtu si në Arabi. Çdo pistë ka veçoritë e saj, por nëse nisemi nga dy garat e para atëherë besoj se do të jetë sërish duel mes nesh dhe Ferrarit”, u shpreh kampioni në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat