Ferrari më e shpejta

Formula 1

Ferrari më e shpejta

Më: 8 prill 2022 Në ora: 16:00
Ferrari më e shpejta

Ferrari vijon të befasojë këtë sezon, duke qenë makina më e shpejtë në pistën e Melburn, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Australisë në Formula 1.

Në të dyja sesionet e para të provave të lira, makina italiane ka qenë më e shpejtë, fillimist me Carlos Sainz e më pas me Charles Leclerc.

Monogasku dha kohën 1’18”978, duke lënë pas kampionin e botës në fuqi, holandez Max Verstappen me Red Bull. I treti Carlos Sainz me makinën tjetër Ferrari dhe më pas u klasifikuan Fernando Alonso (Alpine) e Sergio Perez (Red Bull).

Pista australiane këtë vit ka disa modifikime, teksa rikthehet pas dy vitesh mungesë në botërorin e Formula 1, për shkak të pandemisë. Vijon të zhgënjejë makina Mercedes, me Russell në vendin e 11-të dhe Hamilton në të 13-tin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat