Hamilton ul euforinë e Mercedesit

Formula 1

Hamilton ul euforinë e Mercedesit

Më: 12 prill 2022 Në ora: 12:02
Hamilton ul euforinë e Mercedesit

Pavarësisht se u rendit i katërti në garën e fundit të Formula 1 zhvilluar në Australi, piloti britanik Lewis Hamilton është i pakënaqur. Mercedes grumbulloi pikë të rëndësishme në garën për konstruktorë, por makina gjermane është larg Ferrarit dhe Red Bull.

“Në Melburn u detyrova të kënaqesha me vendin e katërt. Motori tejnxehej dhe u detyrova të hiqja këmbën nga gazi për të mos e dëmtuar, duke mos dueluar dot me Russell”, u shpreh Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1.

Ai shprehet i pakënaqur me ecurinë e Mercedes këtë sezon. “Edhe në Australi nuk kemi bërë asnjë hap përpara. Makina ishte e njëjtë si në dy garat e para. Gjithsesi, fakti që u renditëm në vendet 3-4 është pozitiv, duke parë që jemi në vendnumëro”.

“Nga gara e Australisë mësuam shumë, ndërkohë që ende nuk kemi sjellë disa modifikime të rëndësishme në makinë. Duhet të presim dhe të shrpesojmë se gjërat do të ndryshojnë në garat e radhës”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat