Formula 1 me vendim të madh

Formula 1

Formula 1 me vendim të madh

Më: 27 prill 2022 Në ora: 13:39
Formula 1 me vendim të madh

Në mbledhjen e dytë të këtij vitit të komisionit sportiv të garave të Formula 1, është marrë vendimi për të dyfishuar numrin e garave sprint. Ky vendim do të hyjë në fuqi vitin tjetër. Kjo do të thotë që vitin 2023 do të zhvillohen 6 “gara sprint”, ndërkohë që këtë vit janë vetëm tri të tilla.

Garat sprint u aplikuan për herë të parë në Formula 1 vititn e kaluar (3 të tilla) dhe po 3 do të jenë edhe këtë vit.

Njera prej tyre u zhvilluar fundjavën e kaluar në Imola (Itali), ndërsa dy të tjerat do të zhvillohen në Austri dhe Brazil. Këtë vit jepen pikë për 8 të parët në “garat sprint”.

Sipas mediave italiane, të gjitha skuadat ishin dakord për dyfishimin e numrit të “garave sprint”, gara me vetëm 100km, që zhvillohen ditën e shtunë. Komisioni ka marrë edhe disa vendime të tjera, që do të hyjnë në fuqi vitin tjetër dhe që kanë si qëllim shtimin e konkurrencës e spektaklit në gara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat