Skandali, punonjësi i McLaren nën akuzë për fyerje ndaj Hamiltonit

Formula 1

Skandali, punonjësi i McLaren nën akuzë për fyerje ndaj Hamiltonit

Më: 3 maj 2022 Në ora: 12:03
Skandali, punonjësi i McLaren nën akuzë për fyerje ndaj Hamiltonit

Një punonjës i skuadrës McLaren ka përfunduar nën akuzë dhe po hetohet për fyerje që ka bërë në rrjetet sociale ndaj 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Lewis Hamilton. Gjuha e përdorur nga punonjësi i makinës britanike ka qenë e rëndë: “Hamilton, je një m**” si dhe “Një k** dhe një copë m**”.

Akuzat janë bërë në “Twitter” dhe “Facebook”, mesazhe që më pas janë fshirë. Drejtuesit e Mclaren kanë bërë me dijse kanë nisur një hetim për këtë çështje dhe nës ekëto postime do ët konfirmohen, atëherë do të merren masa ndaj punonjësit të saj, duke e pushuar nga puna.

Kjo nuk është hera e parë që ndaj Hamilton lëshohen akuza të tilla. Më e fundit në mars të këtij viti, nga ana e një komisari të garës në pistën e Jeda, që më pas u përjashtua nga cirkuiti. Në këtë rast, mësohet se akuzat e punonjësit të McLaren janë bërë që në vitin 2020, në garën e Bahrein.

Në atë garë Hamilton nuk mori pjesë dhe u zëvendësua nga George Russell, pasi doli pozitiv me covid-19. “Çfarë m***, më në fund. Nuk e duroja dot më duke fituar”, mesazh pasuar nga të tjerët muajt në vijim. “Jemi gati të hetojmë për këtë ngjarje”, thanë drejtuesit e McLaren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat