Tjetër zhgënjim për Hamilton

Formula 1

Tjetër zhgënjim për Hamilton

Më: 8 maj 2022 Në ora: 23:58
Tjetër zhgënjim për Hamilton

Ferrari skuq podiumin në Miami, por majën më të lartë e merr Red Bulli i kampionit në fuqi të Formulës 1, Max Verstappen, i cili bëri një start magjik të garës dhe ia doli të ruajë kryesimin deri në fund të saj.

Charles Leclerc dhe Carlos Sainz u nisën të parët në Miami, por holandezi i Red Bull parakaloi spanjollin e Ferrarit që në start dhe u vendos në ndjekje të francezit të “kokëkuqes”, duke i ushtruar presion.

Në xhiron e 9, Leclerc nuk ia doli të mbyllë mirë trajektoren dhe verstappen përfitoi për të marrë kryesimin, të cilin e mbajti deri në fund dhe mori një tjetër fitore, të tretën radhazi këtë sezon.

Vetëm vendi i dytë për Charles Leclerc me Ferrarin e tij, i cili u pasua nga shoku i skuadrës, Carlos Sainz, duke kompletuar podiumin, ndërsa Lewis Hamilton vijon të vuajë, pasi e mbylli garën në vendin e 6.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat