Fundjavë “e nxehtë” në Sllatinë

Formula 1

Fundjavë “e nxehtë” në Sllatinë

Më: 21 maj 2022 Në ora: 00:35
Fundjavë “e nxehtë” në Sllatinë

Pista e vjetër e aeroportit në Sllatinë, në këtë fundjavë, do të jetë në qendër të vëmendjes për dashamirët e auto sportit.

Gjatë dy ditëve (e shtunë, e diel) do të mbahet gara e parë Drag Race për këtë vit.

Në pikën e karburanteve “Shell”, në Sllatinë, duke filluar nga ora 09:00-10:30 bëhet paraqitja në garë dhe pajisja me numrat startues. Më pas, në të njëjtin vend, bëhet edhe verifikimi i dokumentacionit dhe kontrolli teknik i veturave.

Lëshimet e lira (12:00-12:40) dhe brifingu me garues i paraprijnë nismës së vozitjeve kualifikuese, e parashikuar për orën 13:00.

Me të përfunduar kualifikimet (15 minuta pas tyre) fillon gara zyrtare për klasat 16, 15, 14 dhe 13, për të cilat bëhet edhe publikimi i rezultateve dhe shpallja e fituesve.

Të dielën, brifingu me garues është në intervalin 10:00-10:45, ndërsa në orën 11:00 fillon gara për klasat 12,11,10, 09...

Interesimi është i madh, si nga garuesit, ashtu edhe dashamirët e auto sportit.

Organizatori ka vendosur që hyrja për shikues të jetë falas, ndërsa tre garuesit më të shpejtë do të shpërblehen me nga një set gomash,

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat