Befason kampioni i botës

Formula 1

Befason kampioni i botës

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 12:31
Befason kampioni i botës

Fernando Alonso, dy herë kampion bote në Formula 1, u shpreh se për të garat e fundit nuk kanë qenë të lehta.

Pas garës së fundit të zhvilluar në Montekarlo, ai ka rrëfyer se ka gati dy muaj që garon i dëmtuar, për shkak të një problemi fizik që ka në krah. Dëmtim i pësuar në garën e Australisë.

“Kam dhimbje në krah që pas aksidentit në sesionin e tretë të provave zyrtare në Australi. Më dhemb gjithçka, kockat, muskujt, ligamentet. Kur jam në shtëpi përpiqem të pushoj, por çdo dy javë jemi në pistë për të garuar, ose edhe çdo javë, ndaj më duhet të pilotoj sërish”, tha Alonso.

“Nuk mund të kryej asnjë ndërhyrje për të zgjidhur këtë situatë, më duhet vetëm pushim. Më duhet të pres edhe 2-3 muaj për të vendosur, gjatë pushimeve verore”, tha Alonso, që do të garojë i dëmtuar pa i lënë vendin ndonjë piloti të ri: “Kjo është një ide, por na duhen pikë për botërorin”, tha spanjolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat