FASK bëhet gati për garën e madhe

Formula 1

FASK bëhet gati për garën e madhe

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 23:32
FASK bëhet gati për garën e madhe

Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK), pas një periudhe me agjendë shumë të ngjeshur të aktiviteteve, në rrafshin vendor e ndërkombëtar, aktualisht është në një “pushim” të shkurtër, duke marrë parasysh se në kalendarin e saj, këtë fundjavë nuk ka garë.

Megjithatë, FASK as gjatë këtyre ditëve nuk është duke qëndruar duarkryq, pasi gjendet në vlugun e përgatitjeve për aktivitetin e radhës. Bëhet fjalë për garën më të madhe të disiplinës malore që mbahet në vendin tonë, garën e cila më 25 e 26 qershor mbahet në Kullë.

Interesimi për pjesëmarrje gjithmonë ka qenë i madh, e sidomos pas anëtarësimit të FASK-ut në FIA, pasi përveç për Kampionatin e Kosovës, gara poentohet edhe për Kampionatin e FIA CEZ.

Interesim i tillë pritet të jetë edhe kësaj radhe, pasi pjesëmarrjen tashmë e kanë paralajmëruar garues nga disa vende të rajonit dhe më gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat