Paralajmëron Ferrarin

Formula 1

Paralajmëron Ferrarin

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 12:12
Paralajmëron Ferrarin

Pas triumfit të dyfishtë që Red Bull korri pak ditë më parë në garën e zhvilluar në Baku (Azerbajxhan), te makina austriake synojnë një tjetër sukses të tillë këtë fundjavë, në garën që zhvillohet në Montreal (Kanada).

Ai që zbulon objektivat dhe paralajmëron Ferrari është kampioni i botës në fuqi në Formula 1, holandezi Max Verstappen. Ai ka 21 pikë avantazh ndaj shokut të tij të skuadrës Sergio Perez dhe +34 pikë ndaj Charles Leclerc me Ferrari.

“Kemi kohë që nuk garojmë këtu, ndaj do të jetë emocionuese, pasi është një pistë unike.

Ndaj, mezi pres të zbres në këtë pistë dhe të tregojmë forcën tonë. Pas triumfit të dyfishtë në Baku do të jenë fantastike të arrijmë një tjetër rezultat të tillë në Kanada”, tha Verstappen.

“Jemi në krye të renditjes, si në garën për konstrutkorë ashtu dhe për pilotë, ndaj do të kemi një mundësi të thellojmë diferencat me rivalët tanë. Duhet të vazhdojmë të japim maksimumin për të marrë një tjetër fitore të madhe”, tha holandezi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat