Leclerc: Moment i vështirë

Formula 1

Leclerc: Moment i vështirë

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 14:57
Leclerc: Moment i vështirë

Pas zhgënjimit në Baku, piloti monogask i Ferrarit, Charles Leclerc, synon të rikthehet te fitorja këtë fundjavë në Kanada. Pavarësisht se brenda një muaji ai kaloi nga “parajsa në ferr”, duke humbur gjithë avantazhin që kishte ndaj rivalëve, tashmë ai ka zbritur në vendin e tretë.

Duke folur nga Montreal, ai sqaroi: “Dua të shpallem kampion bote dhe këtë gjë synoj ta arrij që këtë sezon. unë do të besoj te ky objektiv për sa kohë që matematika e lejon këtë gjë. Është ende herët për t’u tërhequr, botërori është i gjatë. Mentaliteti im është ai i fituesit”, tha Leclerc.

“Kam marrë 3 goditje në 3 garat e fundit, por motivimi nuk më mungon. Verstappen apo rivalëve të tjerë nuk u kam zili asgjë, madje ata na kanë zili. Na duhet përqendrim në garë dhe kujdes në bokse, për të bërë sa më pak gabime. Unë kam besuar te titulli edhe dy sezonet e fundit, që ishin zhgënjyese, jo më këtë vit”, tha Leclerc.

“Për mua është e rëndësishme të ruaj qetësinë dhe të jem i përqendruar te gara. Edhe kur fitojmë edhe kur humbasim. Të gjithë kanë gabuar, të gjithë kanë patur probleme. Këtë vit jemi pranë titullit ndaj duhet të besojmë”, u shpreh Charles Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat