Marquez kishte frikë

Formula 1

Marquez kishte frikë

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 12:04
Marquez kishte frikë

Pasi postoi fotot që tregojnë shenjat e mbetura në shpatull pas operacionit të katërt në krah në dy vite, piloti spanjoll i Honda, Marc Marquez, ka rrëfyer se kishte frikë se mos nuk do të garonte më.

Tani ndihem shumë më mirë, pasi nuk kam më dhimbje”, tha Marquez, 8 herë kampion bote në garat e motoçiklizmit.

“Ende nuk e lëviz krahun, pasi e mbaj me mbrojtëse, por jam duke bërë ushtrime.

Jam i motivuar dhe kam një ndjesi të mirë, që më bën entuziast për të ardhmen. Ky operacion i fundit në Amerikë më riktheu shpresat se mund të garoj sërish për titull”, u shpreh Marc Marquez.

“Për një moment pata frikë se nuk do të garoja më dhe isha në humor të keq. Kam qenë keq 2-3 ditë para operacionit. Gjithsesi, tani jam më mirë, planifikoj çdo ditë dhe mundohem të jem në formë kur të rinis të garoj.

Synoj ta mposht frikën me punë dhe me dëshirë për t’u rikthyer kampion”, tha Marquez.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat