Hamilton lë pas Verstappen dhe Leclerc

Formula 1

Hamilton lë pas Verstappen dhe Leclerc

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 18:46
Hamilton

Formula 1 ka nisur fundjavën në Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe teksa në pistën e Silverstone janë mbyllur provat e lira, në pritje të atyre zyrtare në program për të shtunën.

Carlos Sainz u duk në formë të shkëlqyer teksa Ferrari i tij ja doli të regjistronte kohën më të shpejtë, ndërsa la pas Mercedesin e Lewis Hamilton dhe Mclaren të Lando Norris.

Piloti britanik që garon në pistën e shtëpisë konfirmoi rritjen konstante të garave të fundit, megjithatë do të duhet të ketë vijueshmëri edhe në provat zyrtare si dhe garën e së dielës.

Kjo pasi me siguri Max Verstappen e Charles Leclerc që i mbyllën provat e lira respektivisht në vend të katërt dhe të pestë, do të kërkojnë të reagojnë duke qenë se janë edhe dy pilotët që synojnë triumfin final. Ndërkohë, zhgënjeu piloti tjetër i Mercedes, George Russell që nuk mundi të bënte më mirë se vendi i tetë.

Sakaq, Fernando Alonso regjistroi kohën e gjashtë më të shpejtë ndërsa në dhjetëshen e parë ishin Sergio Perez, Daniel Ricciardo dhe Lance Stroll. Kujtojmë se provat zyrtare dhe garën të dielën mund t’i ndiqni në RTSh Sport nëpërmjet platformës Digitalb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat