Wolff optimist

Formula 1

Wolff optimist

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 12:52
Wolff optimist

Pas vendit të tretë në garën e Silverstone dhe paraqitjes së mirë që Mercedes bëri me Lewis Hamilton në Angli, drejtori sportiv i makinës gjermane mendon se mund të synojnë fitoren.

Madje ai pohon se për një moment menduan se mund të korrnin suksesin e parë që në Angli.

“Për herë të parë këtë sezon flirtuam me fitoren. Makina ishte e shpejtë dhe duhet ta vendosim në plan ndonjë fitore këtë sezon. Do të ishte fantastike të fillonim të duelonim me Ferrari e Red Bull për fitore”, tha Wolff për mediat në prag të garës së Austrisë, që zhvillohet këtë fundjavë.

“Unë mendoj se me këtë makinë dhe evolucionin që ajo po pëson do të duelojmë për titull vitin tjetër. Hamilton bëri një garë të mirë dhe me pak fat mund të kishte fituar, duke patë ase si rrodhën ngjarjet. Gjithsesi, këtë gjë mund ta arrijmë deri në fund të sezonit”, u shpreh Toto Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat