Leclerc: E dashuroj duelin me Verstappen

Formula 1

Leclerc: E dashuroj duelin me Verstappen

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 23:48
Leclerc: E dashuroj duelin me Verstappen

Këtë sezon, dueli për titullin botëror në Formula 1 është mes Max Verstappen dhe Charles Leclerc. Aktualisht, ai që udhëheq kampionatin është piloti holandez i Red Bull me 38 pikë ndaj francezit të Ferrarit.

Megjithatë, sezoni është ende i gjatë dhe duket se dueli do të vazhdojë deri në metrat e fundit të kampionatit.

Gjithsesi, nga ajo që është parë deri në këtë pikë, dallohet se si Verstappen, ashtu edhe Leclerc kanë garuar brenda limiteve.

Ndryshe nga sa ndodjte një vit më parë, kur rivalitetit Hamilton-Verstappen ishte shumë i ndezur dhe nuk mungonin kontaktet mes makinave përkatëse. Rreth duelit me kampionin e Botës në fuqi, Leclerc ka theksuar se në pistë të dy pilotët kanë respëkt për njëri-tjetrin dhe se ai i dashuron duelet ndaj Verstappen.

“Dueli me Verstappen? E dashuroj, më jep shumë kënaqësi. E di se këtë sezon të gjithë thonë se në pistë ka më pak agresivitet se zakonisht. Por, unë dhe Verstappen jemi rritur dhe kemi fituar eksperiencë ndër vite. Kemi respekt për njëri-tjetrin”, u shpreh Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat