Hamilton paralajmëron rivalët

Formula 1

Hamilton paralajmëron rivalët

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 12:06
Hamilton paralajmëron rivalët

Në prag të garës nr.300 në karrierë në Formula 1, piloti britanik i Mercedes, Lewis Hamilton, ka folur për atë që e pret në pistën franceze këtë fundjavë.

“Nuk e dija që kjo ishte gara ime nr.300, ndaj për mua kjo gjë nuk përbën ndonjë ndryshim nga të tjerat.dua vetëm të argëtohem e fitoj”, tha Hamilton.

“Kur je i ri shpreson të jetosh në përjetësi, të garosh sa më shumë, por duhet të jesh me këmbë në tokë e të qëndrosh me ata që do. Unë do të garoj për të fituar në një pistë të shpejtë dhe shpresoj që progresi i javëve të fundit të më ndihmojë edhe në këtë pistë”, tha piloti britanik, 7 herë kampion bote.

“Kemi bërë mjaft progres dhe nuk dorëzohemi kollaj. Tani ndihem disi më komod me këtë makinë. Në garat e fundit, diferenca me të tjerët ka qenë më e vogël, çka tregon se po u afrohemi Red Bull e Ferrari.

Duhet të rikthehemi ku meritojmë të jemi, pasi synoj që të fitoj ndonjë garë edhe këtë vit”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat