Alpine e prezantoj si pilot të tyre, Piastri e mohon

Formula 1

Alpine e prezantoj si pilot të tyre, Piastri e mohon

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 15:20
Alpine e prezantoj si pilot të tyre, Piastri e mohon

Skuadra Alpine në Formula 1 pak ditë më parë mësoi se do të jetë pa Fernando Alonson, i cili do të vozisë për skuadrën Aston Martin nga sezoni i ardhshëm. Për këtë arsye Alpine vendosi menjëherë të promovojë një pilot të ri në vend të ish-kampionit të botës.

Piloti i ri i Alpine supozohej të ishte Oscar Piastri, pasi ekipi e prezantoi atë në rrjetet sociale. Megjithatë, shoferi i talentuar nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij bëri me dije se nuk ishte e vërtetë kalimi i tij te Alpine.

Piastri mohoi se kishte nënshkruar kontratë me Alpine dhe se do të voziste për ta nga sezoni i ardhshëm.

“Me sa kuptoj, pa lejen time, Alpine njoftoi se unë do të vozisë për ta nga sezoni i ardhshëm. Kjo nuk është e vërtetë dhe unë nuk kam nënshkruar kontratë me Alpine për vitin 2023. Nuk do të vozis për ta sezonin e ardhshëm”, ka shkruar Piastri.

Ky lajm i ka tronditur tifozët e kësaj skuadre në Formula 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat