Ducati bën ligjin në Silverstone

Formula 1

Ducati bën ligjin në Silverstone

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 16:04
Ducati bën ligjin në Silverstone

Italiani Francesco Bagnaia fitoi sot garën e Ccmimit të Madh të Anglisë në MotoGP, zhvilluar në pistën e Silverstone.

Piloti i Ducati e nisi garën nga vendi i pestë, por në fund ishte ai që preu i pari vijën e finishit. Në podium u ngjitën edhe spanjolli Maverick Vinales (i dyti me Aprilia) e australiani Jack Miller (i treti me Ducati).

Një garë e mirë për Bagnaia, që shpejt mori komandën e saj, duke përfituar edhe nga rrëzimi i francezit Johann Zarco, që e nisi atë nga “pole”. Gjithsesi, një garë ku motori Ducati ishte superior në pistë krahasuar me rivalët, pasi edhe në vendin e katërt e atë të pestë u renditën dy motorë të kësaj marke.

I katërti doli Enea Bastianini me Ducati Gresini dhe i pesti Jorge Martin me Ducati Pramac. Vetëm i shtati francezi Fabio Quartararo, kryesuesi i botërorit dhe kampioni i botës në fuqi.

Pas kësaj gare, ai ka 22 pikë avantazh ndaj Aleix Espargaro në renditje dhe 49 pikë avantazh ndaj Bagnaia, që hyn në garë për titullin pas dy fitoreve radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat