Sot mbahet gara “Kupa e Prizrenit”

Formula 1

Sot mbahet gara “Kupa e Prizrenit”

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 00:30
“Kupa e Prizrenit”

Në Prizren, të dielën mbahet gara e disiplinës auto sllallom në konkurrencën e femrave dhe të meshkujve, “Kupa e Prizrenit”, organizator i së cilës është AMTKK.

Gara mbahet te Parku i Biznesit, në aksin rrugor Korishë - Prizren, saktësisht përballë hotelit “OK”.

Duhet theksuar se gara është e karakterit lokal dhe nuk poentohet për Kampionatin e Kosovës, ndërsa rëndësia e saj është edhe në faktin se ka edhe karakter memorial, pasi nderohet ish-garuesi Ramiz Bale.

Paraqitja në garë bëhet deri në orën 10:00, ndërsa më pas kryhen procedurat e zakonshme, verifikimi i dokumentacionit, kontrolli teknik, brifingu me garues, publikimi i listës startuese deri te fillimi i vozitjes testuese (12:00), derisa gara zyrtare pritet të fillojë në orën 13:00.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat