“Molika 2022”, risia e kampionatit

Formula 1

“Molika 2022”, risia e kampionatit

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 11:51
“Molika 2022”, risia e kampionatit

Kampionati i Kosovës në automobilizëm, konkretisht në disiplinën malore, sivjet do të jetë i veçantë për faktin se, për herë të parë do të mbahet gara “Molika 2022”, në shtegun me gjatësi prej 3.9 kilometrave.

Disiplina malore vazhdon të jetë ndër më të pëlqyerat si nga garuesit, ashtu edhe nga dashamirët e auto sportit, prandaj gara në Brezovicë sigurisht që shihet si një dhuratë për ta.

Gara do të mbahet më 10-11 shtator, ndërsa organizator është Federata e Auto Sportit e Kosovës.

Starti i garës do të jetë 200 metra përtej hotelit “Rock”, ndërsa caku 3.9 kilometra më lart, konkretisht në fillim të parkingut të qendrës së skijimit.

Qysh tash është e qartë se interesimi për garë është i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat