Askush nuk e do më djalin e legjendës

Formula 1

Askush nuk e do më djalin e legjendës

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 13:00
Askush nuk e do më djalin e legjendës

Duket se ardhmja e Mik Shumaker është ende në pikëpyetje, me djalin e legjendës së Formula 1 që ende nuk po gjen ende një skuadër për sezonin e ardhshëm.

Talenti gjerman ka vendosur që të ndërpresë kontratën me Ferrarin dhe Haas, por nga ana tjetër, të gjitha skuadrat kanë filluar të kompletohen.

Ai përflitej të zëvendësonte te Williams Nikolas Latifin, por duket se skuderia britanike e ka gjetur zëvendësuesin e kanadezit.

Duke parë gjendjen e vështirë të tij, mediat u shprehën se Shumaker nuk do të vazhdonte dhe këtë sezon me Haas, në mënyrë që të qëndronte aktiv, por duket se gjërat kanë ndryshuar sërish, pas Haas ka nisur kontaktet me Niko Hulkenberg.

Ai pritet që të jetë shoku i skuadrës së Kevin Magnusen dhe për këtë arsye, ata priten ta konsiderojnë Shumakerin vetëm si pilot të tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat