Pranë titullit të parë

Formula 1

Pranë titullit të parë

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 13:04
Francesco Bagnaia

Tashmë pritjes së gjatë i erdhi fundi. Këtë fundjavë, në Valencia, do të përcaktohet piloti kampion bote në MotoGP për vitin 2022.

Italiani i Ducati, Francesco Bagnaia, është pranë titullit të parë në karrierë, teksa udhëheq me 23 pikë avantazh ndaj francezi të Yamaha, Fabio Quartararo.

“Nuk kam ndërmend të relaksohem, pasi jemi në një sport të mbushur me surpriza. Ne duhet të japim maksimumin në pistë, pasi duhet të përfundojmë me sukses një sezon të vështirë. Kjo është një pistë e përshtatshme për ne dhe do të jap maksimumin tim për të fituar”, tha Bagnaia.

Italiani rikuperoi një disavantazh prej -91 pikësh ndaj Quartararo në mesin e sezonit dhe tashmë udhëheq me +23 pikë.

“Edhe unë kam gabuar shumë dhe analizova gjithçka. Rrëzimet vinin si paspojë e ambicjes së madhe që kisha për fitore. Kuptova që kisha potencial, punova më mirë”, u shpreh italiani i Ducati.

I pranishëm në Valencia edhe Valentino Rossi, që do të jetë në krah të Bagnaia. “Është diçka fantastike të kem Valentino në krah. Do të jetë një ndihmë për mua dhe djemtë e Akademisë së tij, pasi na ka mbështetur në hapat e para të karrierës. Ai e di se si përjetohen këto momente dhe do të jetë një trajner për mua”, tha Bagnaia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat