Leclerc lëshon alarmin

Formula 1

Leclerc lëshon alarmin

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 16:13
Leclerc lëshon alarmin

Gara e fundit në Meksikë tregoi se Ferrari ka humbur mjaft terren karshi Red Bull. Madje edhe Mercedes ëhstë paraqitur më mirë se “kokëkuqja” dhe dy skuadrat tashmë duelojnë për vendin e dytë për konstruktorë.

Ai që ka lëshuar alarmin për situatën e krijuar është Charles Leclerc, që në Meksikë, mbërriti në vijën e finishit 1 minutë pas Max Verstappen ( i gjshti).

Një diferencë shumë e madhe, sidomos kur mendon se në fillimin e sezonit ishte e kundërta. “Gara e fundit në Meksikë ishte e dobët për ne, pasi nuk kishim ritmin e duhur për të dueluar me më të mirët. Mbërritëm në finish 1 minutë pas Max dhe kjo është e tmerrshme. Duhet të kuptojmë se përse jemi kaq larg tyre”, tha Leclerc.

“Po vuajmë më shumë se zakonisht dhe kjo gjë mund të na penalizojë në dy garat e fundit për objektivat që kemi.

Nuk duhët të përsëritet më një fundjavë si ajo e Meksikës. Nuk e kuptoj se përse potenciali i Ferrari tani është kaq larg Red Bull”, tha Leclerc, që duelon prë vendin e dytë për pilotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat