Verstapen kundër garave sprint

Formula 1

Verstapen kundër garave sprint

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 11:47
Verstapen kundër garave sprint

Kampioni i botës në Formula 1, Maks Verstapen, ka dalë kundër garave sprint që kanë hyrë në kalendarin e garave në dy sezonet e fundit. Këtë të shtunë, në pistën e “Interlagos”, në Brazil, do të zhvillohet gara e tretë sprint e këtij sezoni, ndërkohë që duke nisur nga viti tjetër do të jetë 6 të tilla.

“Janë gara që nuk më pëlqejnë. Sa herë që zhvilloj një garë të tillë përpiqem të mos pësoj dëme në makinën time për të dielën dhe jo të fitoj. E përsëris, synoj vetëm të mos kem ndonjë aksident, pasi do të kishte pasoja për garën e së dielës. Kjo vlen për të gjithë”, tha Verstapen.

“Kemi patur mjaft gara emocionuese përgjatë sezonit, ndaj nuk kemi nevojë për një garë që zgjat vetëm 30 minuta. Nëse të shtunën duelon për vendin e tretë dhe ke një problem, përfundon në fund dhe do ta vuash këtë gjë ditën e diel.

Ndaj, e konsideroj si një garë kurth, ku duhet të ruhesh”, tha Verstapen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat