Garat e Brazilit dhe Abu Dhabi

Formula 1

Garat e Brazilit dhe Abu Dhabi

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 12:14
Garat e Brazilit dhe Abu Dhabi

Garat e Brazilit dhe Abu Dhabi janë dy sfidat e fundit në pistat e Formula 1 për pilotin gjerman Sebastian Vettel. 4 herë kampioni i botës, që aktualisht piloton një Aston Martin, do të tërhiqet nga sporti në fund të këtij sezoni.

Ish-piloti i Red Bull e Ferrari, u shpreh për “Der Spiegel: “Kam kaluar në Formula 1 plot 16 vite të jetës time. Tani do të nisë një fazë e re e jetës time, do të kem nevojë për pak rehabilitim për t’u mësuar me këtë ndryshim të madh”.

Vettel, që ka fituar 53 gara në Formula 1, më tej tha: “Kam shumë interesa të tjerë për të ardhmen dhe mezi pres t’i dedikohem atyre. Të jesh në shtëpi me tri fëmijë nuk ka për të qenë aspak e mërzitshme”.

Piloti gjerman në fund shtoi se mund të bëjë si Michael Schumachr, që pasi u largua u rikthye në pistë: “Nuk e kam idenë se si do të ndihem pas 1, 2 apo 3 vitesh. Shpresoj që pas pak vitesh të jem në gjendje t’i them sërish JO garave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat