Plas te Red Bull

Formula 1

Plas te Red Bull

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 12:58
Plas te Red Bull

Situata te skuadra Red Bull nuk duket aspak e mirë pas garës së fundit të zhvilluar në Brazil, ku makina kampione e botës nuk u ngjit dot në podium. Përpos kësaj, situata u tensionua edhe më shumë në xhiron e fundit të garës, kur skuadra i kërkoi Max Verstappen të lejojë shokun e tij të skuadrës Sergio Perez ta parakalojë.

Perez është në duel me Leclerc për vendin e dytë për pilotë.

Gjithsesi, Verstappen refuzoi të hapë krahun, duke thënë në momentet e fundit të garës së kishte objektivat dhe arsyet e tij. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer meksikanit Sergio Perez, që ka folur me tone të ashpra ndaj holandezit.

“Tregoi se cili është në të vërtetë. Nuk e kuptova se përse u soll në atë mënyrë, duhej të më lejonte ta kaloja. Nuk i kuptoj arsyet e tij, por dua të them se nëse është 2 herë kampion bote në Formula 1 është edhe falë meje, pasi e kam ndihmuar shumë”, u shpreh Sergio Perez, që u rendit i shtati në garën e Brazilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat