Rebelohet Leclerc

Formula 1

Rebelohet Leclerc

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 12:10
Rebelohet Leclerc

Vendi i katërt në garën e fundit të Formula 1, zhvilluar në Brazil, e ka rikthyer pilotin monogask të Ferrari, Charles Leclerc, në vendin e dytë provizor për pilotë. Ai ka pikë të barabarta me meksikanin e Red Bull, Sergio Perez, ndërkohë që gjithçka do të vendoset pas 5 ditësh, në Abu Dhabi.

Në garën e fundit, Leclerc kërkoi nga skuadra që shoku i tij i skuadrës Carlos Sainz, që doli i treti, t’i hapë rrugën, por skuadra iu përgjigj negativisht, pasi mendonte se kjo mund të ndërlikonte garën e të dyve.

“Gara ime në Brazil u kushtëzua nga ai aksident në start, që më çoi në fundin e renditjes.

Rikuperova mjaft, dola i katërti por tashmë është një sfidë mes meje che Perez. Tashmë ka mbetur edhe një garë, ku do të vendoset gjithçka. Në Abu Dhabi do të bëj garën time, pa menduar për asgjë tjetër. Nëse unë renditem mirë edhe Ferrari do të qëndrojë i dyti në renditjen për skuadra”, tha Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat