Festojmë triumfin e dyfishtë

Formula 1

Festojmë triumfin e dyfishtë

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 14:48
Festojmë triumfin e dyfishtë

Sezoni 2022 në MotoGP ishte i shkëlqyer për Italinë, që mori dy tituj kampionë: Atë për pilotë me Francesco Bagnaia dhe atë për skuadra me Ducati. Duke folur për këtë triumf të dyfishtë, piloti italian tha: “Njerëzit mendojnë se MotoGP është një sport individual, por në fakt janë qindra persona që janë pas këtij triumfi”.

“Ende nuk po e kuptoj rëndësinë e këtij titulli, se çfarë kam arritur, pasi kam qenë gjatë gjithë këtyre ditëve i zënë. Gjithsesi, jam i nderuar që pilotoj një motor si Ducati.

Erdha te kjo skuadër kur askush nuk besonte se do të fitonte, por dalëngadalë arritëm në majë dhe tani jemi të gjithë të lumtur”, tha Bagnaia.

Bagnaia arriti të përsëritë suksesin e një tjetër italiani, Giacomo Agostini, që 50 vite më parë triumfoi në këtë kategori me një motor italian, MV Augusta.

“Nuk e kisha imagjinuar një sukses të tillë dhe jam krenar që ia dola mbanë, në këtë sukses të dyfishtë të Italisë në MotoGP. Ducati nuk fitonre që nga viti 2007, ndaj kjo është një krenari më e madhe”, u shpreh Bagnaia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat