Verstappen: Sezon i jashtëzakonshëm, por vështirë se mund të përsëritet

Formula 1

Verstappen: Sezon i jashtëzakonshëm, por vështirë se mund të përsëritet

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 13:08
Verstappen

Max Verstappen arriti në pistën e Yas Marina, në Abu Dhabi, fitoren e 15-të sezonale, rekord absolut i fitoreve të arritur nga një pilot në një sezon të vetëm. Piloti holandez i Red Bull siguroi gjithashtu titullin e dytë kampion bote këtë sezon.

“Ishte vërtet e jashtëzakonshme të punosh me këtë skuadër dhe të përsëritësh të njëjtin rezultat si vitin e kaluar. Ky sezon u vendos nga mënyra e menaxhimit të gomave dhe Red Bull u tregua superiore karshi rivalëve. Të arrish 15 fitore është diçka e jashtëzakonshme, por vështirë se kjo gjë do të përsëritet vitin tjetër”, tha Verstappen.

“Ishtë një sezon i ndërlikuar, që nuk nisi mirë, por gradualisht rikuperuam dhe më pas menaxhuam me kujdes gjithçka.

Edhe rivalët tanë bënë gabime, por vitin tjetër presim një betejë edhe më të fortë, pasi edhe Mercedes do të jetë në duel me ne dhe Ferrari. Ndaj duhet kujdes që nga fillimi”, tha Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat