Schumacher sot 54 vjeç, Ferrari e uron

Formula 1

Schumacher sot 54 vjeç, Ferrari e uron

Më: 3 janar 2023 Në ora: 12:39
Schumacher

Ferrari nuk harron, e po ashtu edhe ndjekësit e tij të pafund!

Michael Schumacher mbush sot 54 vjeç dhe, padyshim jashtë rrethit të familjes së tij, urimet më domethënëse për shtatë herë kampionin e botës në Formula 1 vijnë nga Maranello.

Scuderia e Ferrarit i uron ditëlindjen pilotit më të suksesshëm në historinë e saj (dhe atë të vetë Formula 1) me një mesazh nëpërmjet rrjeteve sociale që e portretizon atë në podium dhe në timon, duke rikthyer një ndjenjë kujtese dhe mirënjohjeje që nuk zbehet gjate viteve.

Kujtim dhe mirënjohje nga ana e Ferrarit dhe fansave të tij ndaj Schumacher, i cili po kalon ditëlindjen e tij të dhjetë në privatësinë absolute te rezidenca e tij në Zvicër pas aksidentit me ski në shpatet e Meribelit.

Atë të dielë, më 29 dhjetor 2013, kampioni gjerman (i cili ishte tërhequr përfundimisht një vit më parë nga F1 pas një periudhe të dobët 3-vjeçare me Mercedes) po shkonte në një pistë në resortin turistik të Savojës në shoqërinë e djalit të tij të dytë, Mick.

Dhe si çdo vit edhe në këtë përvjetor të datëlindjes së legjendës së Ferrarit, “kokëkuqja” ka zgjedhur ta urojë ashtu siç të gjithë e kujtojnë, një pilot kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat