Alonso gati për sezonin e ri

Formula 1

Alonso gati për sezonin e ri

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 12:56
Alonso gati për sezonin e ri

Fernando Alonso përgatitet për një tjetër sezon në Formula 1.

Piloti spanjoll nuk ka ndërmend ta heqë këmbën nga gazi edhe pse tashmë është në moshën 41-vjeçare.

Këtë sezon Alonso i bashkuar skuderisë së Aston Martin, ndërsa ashtu si pjesa tjetër edhe ai ka nisur provat e parasezonale.

Alonso shprehet i kënaqur nga Aston Martin teksa shtoi se tashmë ndihet më i fortë se kurrë.

“Kemi kryer disa ditë prova të cilat na bëjnë shumë punë para sezonit, është diçka e nevojshme sidomos kur ke edhe një makinë të re.

Gjithashtu kemi provuar edhe shumë plane të ndryshme.

Pas një dimri të gjatë ndjehesh mirë kur rikthehesh në pistë për prova, është bukur kur bën shumë kilometra.

Nuk ka asnjë stërvitje më të mirë se sa t’i japësh një makine të Formula 1.

Tani ndjehem shumë në formë dhe dukem gati për garën e parë me Aston Martin.

Jam i emocionuar, ka edhe pak kohë para garës së parë dhe do ta përdor për të mësuar sa më shumë”, u shpreh Alonso.

Kujtojmë se gara e parë sezonale është ajo e Bahreinit më datë pesë mars në cirkuitin e Sakhir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat