Leclerc ul euforinë para debutimit

Formula 1

Leclerc ul euforinë para debutimit

Më: 1 mars 2023 Në ora: 15:15
Leclerc

Mekina Ferrari “SF-23” e prezantuar më 14 shkurt u tregua i shpejtë dhe konstante në testin treditor që u zhvillua javën e kaluar në Bahrein.

Kjo gjë konsiderohet si një pikënisje e mirë për të cilën “kokëkuqja” duhet të punojë gjatë këtij sezoni për të kapur kampionët e Red Bull.

Tifozët e Ferrari presin me shpresë që Charles Leclerc, në sezonin e tij të pestë në Maranello, të duelojë këtë vit për titullin kampion bote:

“Pozicioni i dytë nuk mjafton.

Ne ishim shumë kritikë ndaj vetes në fund të vitit të kaluar dhe vendosëm synimin për t’u përmirësuar në çdo fushë.

Vetëm duke dhënë gjithçka së bashku mund të fitojmë kampionatin botëror”.

Më tej, piloti monogask i Ferrari, shtoi: “Është ende shumë herët për të vlerësuar se sa i shpejtë është Ferrari pas ditëve të para të testimit.

Atë që kishim në plan e realizuam dhe xhiro pas xhiro kemi punuar gjithnjë e më shumë në set-up.

Të mos kishim probleme me makinën ishte e rëndësishme dhe tani mund të fokusohemi te përmirësimi  mëtejshëm i saj”.

“Makina nuk është ende ajo optimalja. Ndjesia kur e piloton është e ngjashme me fundin e vitit të kaluar dhe disa gjëra duhet të ndihmojnë performancën e SF-23. Inxhinierët kanë punuar mirë për të absorbuar më mirë ndryshimet e rregullores. Ne kemi provuar konfigurime të ndryshme në teste,” shpjegoi Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat