Verstappen siguron Pole Position e parë të sezonit

Formula 1

Verstappen siguron Pole Position e parë të sezonit

Më: 4 mars 2023 Në ora: 18:04
Verstappen me makinën e tij

Max Verstappen siguroi Pole Position e parë të sezonit të ri në Formula 1.

Në cirkuitin e Sakhir në Bahrein, holandezi ia doli me sukses të mposhtte shokun e skuadrës Sergio Perez teksa ishte pikërisht meksikani kundërshtari i tij në kualifikueset zyrtare.

Pas dyshes së Red Bull, ai që do të niset në vend të tretë është Charles Leclerc.

Piloti kryesor i skuderisë “kokëkuqje” tregoi se ishte shumë pranë pilotëve të Red Bull megjithatë në dy minutat e fundit të sesionit të tretë, hoqi dorë nga xhiro e shpejtë ndërsa mbetet për t’u kuptuar nëse Ferrari ii tij pati probleme.

Nga ana tjetër, shoku i skuadrës Carlos Sainz do të startojë në vendin e katërt. Pas krahëve të Sainz, niset një tjetër spanjoll teksa fjala është për Fernando Alonso me Aston Martin.

Zhgënjim për dyshen e Mercedes, George Russell dhe Lewis Hamilton që e mbyllën respektivisht në vend të gjashtë dhe shtatë.

Skuderia gjermane tregoi se ka ende vend për t’u përmirësuar ndërsa më shumë do të tregojë edhe gara e së dielës. Ndërkohë, në dhjetëshen e parë u renditen Stroll, Ocon dhe Hulkenberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat