Ëndërron sërish titullin

Formula 1

Ëndërron sërish titullin

Më: 8 mars 2023 Në ora: 18:06
Marc Marquez

Më 26 mars do të nisë sezoni 2023 në MotoGP dhe një nga pilotët që pritet me interes është 8 herë kampioni i botës në garat e motoçiklizmit Marc Marquez.

Spanjolli i Honda më në fund kaloi një dimët pa probleme fizike dhe është gati të ndalë dominimin e Docati.

Por a do të jetë gati motori i tij Honda ta mbështesë?

“Pres që viti 2023 të jetë i mbushur plot me suksse.

Ndjesia e fillimsezonit është gjithnjë e mirë dhe jam entuziast.

Po e nis këtë sezon pas disa vitesh shumë zhgënjyese si pasojë e dëmtimeve dhe operacioneve.

Edhe Honda ka kaluar një periudhë të keqe, ndaj është koha për t’u ringritur.

Të gjithë së bashku”, tha Marc Marquez.

Spanjolli do të jetë në krah kampionin e botës të vitit 2020, Joan Mir, që shpreson ta ndihmojë.

“Testet që do të kryejmë në Portimao do të jenë vendimtare, pasi aty zhvillojmë edhe garën e parë.

Shpresoj që Honda të jetë gati, por e di që inxhinierët në Japoni kanë punuar shumë.

Jemi dy pilotë të fortë që duam të fitojmë. jam në formë dhe gati për të garuar”, u shpreh Marquez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat