Dorëzohet shefi i Mercedesit

Formula 1

Dorëzohet shefi i Mercedesit

Më: 9 mars 2023 Në ora: 11:32
Toto Volf

Shefi i Mercedes, Toto Volf, duket se është dorëzuar që në fillim të këtij sezoni të Formula 1 për sa i përket garës për titull.

Jo vetëm kaq, por ai beson se “Red Bull” do të dominojë edhe këtë vit, ashtu sikurse Mercedes pat dominuar për vite me radhë.

“Pas asaj që pamë në garën e parë në Bahrein, mendoj se këtë vit, “Red Bull” do t’i fitojë të gjitha garat.

Kur erdha në Bahrein kisha shumë shpresa dhe isha optimist. Por pasi pamë garën, largohem pesimist, pasi diferenca me “Red Bull”-in është shumë e madhe.

Ata mund të bëjnë çfarë të duan këtë sezon, të luajnë me konkurrencën, ndërkohë që gomat nuk degradohen siç ndodh me makinat e tjera. Ky është realiteti dhe duhet ta pranojmë atë, duke u përpjekur që të gjejmë ndonjë zgjidhje”, u shpreh shefi i Mercedesit.

“Vjet, makina jonë u përmirësua dhe fituam një garë, andaj vendosëm të mbajmë këtë koncept edhe këtë sezon, por duket se kjo gjë nuk do të funksionojë.

Këtë vit nuk besoj se do të duelojmë për titullin apo për të fituar ndonjë garë”, tha Toto Volff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat