Kaos te Ferrari

Formula 1

Kaos te Ferrari

Më: 9 mars 2023 Në ora: 19:11
Makina Ferrari

Pak ditë pas fillimit negativ të sezonit 2023, Ferrari mund të marë një tjetër goditje.

Pas më shumë se dhjetë vjetësh, David Sanchez, – sipas Sky, – duket se ka dhënë dorëheqjen si Head of Vehicle Concept (Shefi i Konceptit të Automjeteve).

Lamtumira e francezit, i cili mbërriti në Maranello në tetor 2012, i cili drejtoi projektimin e SF-23 mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e makinës dhe në vazhdimin e sezonit të Ferrari-t, i cili pothuajse me siguri do të zgjedhë zëvendësuesin brenda skuadrës në rast se vendimi zyrtarizohet.

Lamtumira e Sanchez do të shkonte përtej fundjavës së parë të vështirë në Bahrein, por arsyet që duket se e kanë shtyrë francezin të japë dorëheqjen duket se lidhen me ndryshimin e ekipit.

Pas një periudhe pushimi të cilës do t’i nënshtrohej detyrimisht sipas rregullave të F1, Sanchez mund të ishte një figurë kyçe, sipas thashethemeve, e një ekipi anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat