Alonso: Ne jemi rivalët e Red Bull-it

Formula 1

Alonso: Ne jemi rivalët e Red Bull-it

Më: 16 mars 2023 Në ora: 12:56
Alonso

Pas vendit të tretë dy javë më parë, në garën hapëse të botërorit të Formula 1 në Bahrein, piloti spanjoll i Aston Martin,

Fernando Alonso, shpreson të vijojë me këtë ritëm edhe në pistën e Jeddah.

Veterani i Formula 1 u shpreh se do të jetë Aston Martin skuadra që do të rivalizojë Red Bull këtë sezon, por pret konfirmime edhe nga kjo garë e dytë.

“Në Bahrein makina shkoi mjaft mirë dhe e shijuam atë podium.

Tani jemi në një pistë tjetër, që është ndryshe nga ajo e Bahrein dhe që duhet të sjellë një makinë të përshtatur në mënyrë tjetër.

Ndaj do të jetë kjo garë që do të na tregojë nëse Aston Martin mund të përshtatet mirë me çdo lloj piste.

Nëse po, atëherë kjo do të jetë një fitore e madhe për ne”, tha Alonso.

“Mendoj se vetëm pas garës së tretë në Australi mund të themi se deri ku mund të shkojë kjo makinë këtë sezon.

Në atë moment do të kemi zhvilluar 3 gara dhe do të testojmë makinën në tri pista të ndryshme, në tri gara të ndryshme.

Ne jemi me këmbë në tokë, por fakti që mund të duelojmë me Red Bull duke lënë pas Ferrari e Mercedes na motivon”, tha Alonso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat