Larg nga konkurentët

Formula 1

Larg nga konkurentët

Më: 21 mars 2023 Në ora: 11:20
Leklerk

Vendet 6-7 për Ferrarin në garën e zhvilluar në Xhedah dy ditë më parë, konfirmuan se makina italiane është në krizë këtë sezon.

“Kokëkuqja” është shumë larg pretendimeve që kishte para fillimit të sezonit, duke qenë për momentin forca e katërt në Formula 1.

Në garën e zhvilluar në Arabi, “Ferrari” preu vijën e finishit 43 sekonda pas “Red Bull”-it.

“Me gomat e buta u paraqitëm mirë, por kur montuam gomat e forta ishte e pamundur të mbajë ritmin e “Red Bull”-it.

Për pasoja, qëndrova gati 2 sekonda pas Sainz përgjatë gjithë garës, pa patur mundësi ta parajaloja apo rivalizoja”, tha Sharll Leklerk.

“Mendova që më mirë të mbyllja garën e grumbulloja pikë se sa të rrezikoja.

Rivalët janë shumë larg nesh, sidomos “Red Bull”.

Por edhe “Aston Martin” e “Mercedes” në garë ishin para nesh, çka tregon se kemi bërë hapa pas.

Kemi 3 javë kohë për të rikuperuar, në të kundërt ky sezon rrezikon të jetë një dështim”, tha Leklerk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat